Zjarret në periferi të Jerusalemit kanë detyruar autoritet izraelite të urdhërojnë evakuimin e komuniteteve dhe mbylljen e autostrades kryesore Tel Avviv – Jerurzalem.
Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të motit të pafavorshëm i karakterizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilloi një maratonë bisedimesh me vende të tjera për të sjellë avionë zjarrfikës, veçanërisht me vendet fqinje në Evropë.
Tre avionë nga Italia dhe Maqedonia e Veriut do të mbërrijnë “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Zjarri është aktiv në disa fronte, thanë autoritetet, me një zonë të përqendruar rreth qytetit Neve Shalom, i cili ndodhet rreth 15 milje në perëndim të Jerusalemit.
Të paktën 20 persona kanë mbërritur në dy spitale të ndryshme për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, Qendra Mjekësore Hadassah në periferi të Jerusalemit i ka bërë thirrje qytetarëve të mos vijnë në spital përveç rasteve urgjente.