Image 13 1024x576

Në 24 orët e fundit janë shuar 24 vatra zjarri në bashkitë Vlorë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Durrës, Fier, Kuçovë, Lezhë, Kurbin dhe Has.

Zjarret kanë djegur rreth 9 hektarë bimësi dhe 200 rrënjë ullinj në Fier. Në dy raste janë dëmtuar banesa në Malësi e Madhe dhe Velipojë, vetëm me dëme materiale.

Në operacionet e shuarjes u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca. Parashikohet nivel rreziku i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, dhe i moderuar në qarqet e tjera.

Sistemi i mbrojtjes civile është në gatishmëri.

Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë menjëherë çdo rast zjarr. Bashkëpunimi është kyç për mbrojtjen e jetës dhe natyrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights