Një zjarr ka përfshirë fasadën e godinës së Postës Shqiptare në Gjirokastër, këtë të martë 7 korrik, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në objektin ku ndodhen edhe banesa.
Pas njoftimit për situatën, grupi i shërbimit u nis menjëherë drejt vendngjarjes, ku ndërhyri në kohë për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Falë reagimit të shpejtë të forcave të ndërhyrjes, flakët u vunë nën kontroll dhe u eliminuan pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo pasoja për banorët dhe ambientet përreth.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka prekur vetëm pjesën e fasadës së godinës, ndërsa po vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkakut të tij.
