📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 07 06 at 11.35.20 696x392

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, reagoi sot pas publikimit të raportit të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit dhe Komisionit Europian për cilësinë e ujërave larës.

Sipas Zhupës, raporti e rendit Shqipërinë në fund të listës për cilësinë e ujërave larës, çka përbën një rrezik jo vetëm për qytetarët, por edhe për turistët që zgjedhin vendin si destinacion.

Deputetja demokrate tha se pushteti qendror dhe ai vendor nuk kanë kryer investime në mbrojtjen e mjedisit dhe për garantimin e pastërtisë së ujërave larës. Sipas saj, bashkitë më problematike të evidentuara në raport janë Saranda, Vlora, Durrësi dhe Pogradeci.

“Raporti i fundit i bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit dhe Komisioni Europian për cilësinë e ujërave larës, e kanë nxjerrë Shqipërinë në fund të këtij raporti. Është një alarm për cilësinë e ujërave tonë, të liqeneve, lumenjve dhe të deteve dhe është një rrezik për jetën e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve por edhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë”, u shpreh ajo.

”Kjo tregon qartësisht që pushteti lokal dhe pushteti qendror nuk kanë investuar në atë që duhet të ishte pastërtia e ujërave larës. Bashkitë më problematike sipas raportit është pikërisht Bashkia e Sarandës ku ne ndodhemi, Bashkia ë Vlorës, Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Pogradecit. Siç duket nuk e kanë prioritet që të kujdesen për mjedisin, por kanë prioritet të ndërtojnë në zonat pranë liqeneve, deteve dhe lumenjve. Të mos kujdesen se ku do të hidhen këto inerte, ku shkojnë ujërat e zeza apo t`i pastrojnë këto burime ujore”, tha Zhupa.

Zhupa tha se ajo që po dëmton turizmin, nuk është protesta, por “janë investimet e munguara dhe angazhimi i munguar i qeverisë edhe i pushtetit lokal”.

“E dëmtojnë këto raporte që e nxjerrin Shqipërinë në fundin e shteteve europiane, në fakt aty ku nuk e meriton sepse nga natyra duhet të ishte në krye të cilësisë së ujërave larës”, theksoi ajo.

Sipas saj, kur flitet për turizëm cilësor duhet të investohet në turizëm cilësor gjë që qeveria shqiptare nuk e ka bërë dhe nuk po e bën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights