if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 692 1024x683

Nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Elbasan. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot, 24 korrik, ankimimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të procesit të 11 majit, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të këtij qarku.

Vendimi u mor pas hapjes së kutive në dy bashki, Gramsh dhe Peqin, aty ku PD kishte depozituar pretendime për manipulim dhe parregullsi të rënda, duke folur madje për një “tren bullgar” me vota të fabrikuara.

Megjithatë, pas verifikimeve, Kolegji nuk konstatoi shkelje që të çonin në rrëzimin e rezultatit. Ndërkohë, sot pritet të shqyrtohen në Kolegj edhe ankesat për qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Mandatet në Tiranë, të certifikuara zyrtarisht nga KQZ

Kujtojmë se dje, 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi tabelën përmbledhëse për qarkun e Tiranës, duke zyrtarizuar shpërndarjen e mandateve.

-Partia Socialiste 19 mandate

-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (koalicioni me PD-në) 13 mandate

-Partia Mundësia 1 mandat

-Nisma “Shqipëria Bëhet” 1 mandat

–Lëvizja Bashkë 1 mandat

Me vendimin për Elbasanin dhe certifikimin e mandateve për Tiranën, procesi paszgjedhor po shkon drejt fundit, ndërsa priten vetëm vendimet e Kolegjit për Durrësin dhe Fierin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights