if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
806x378 zelensky denounces russian attack on historic kyiv cathedral 1749582763942 770x361

Forcat ruse kanë kryer gjatë natës mbi 300 sulme me dronë dhe më shumë se 30 sulme me raketa ndaj qyteteve ukrainase, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram.

Sulmet goditën rajonet Odessa, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kherson, Zaporizhia dhe Sumy, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi, si dhe lënë mijëra familje pa energji elektrike. Në Odessa, një person humbi jetën dhe gjashtë u plagosën.

Zelensky e quajti situatën shumë të rëndë, ndërsa guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, e përshkroi si “natë ferri”, me shpërthime të njëpasnjëshme në qytetin Pavlohrad.

Presidenti ukrainas kërkoi sërish nga aleatët rritje të mbështetjes për mbrojtjen ajrore, prodhim të përbashkët armësh dhe furnizim me dronë, duke theksuar se këto masa janë thelbësore për të shpëtuar jetë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights