Falë teknologjisë së re që po aplikohet, në dy muaj janë zbuluar mbi 11 mijë asteroide, por asnjëri nuk paraqet rrezik për Tokën.
Vëzhgohen dhe zbulohen 11 mijë asteroide, nga të cilët 33 në orbitë afër Tokës, me diametër rreth 500 m. Por asnjëri prej tyre nuk përbën rrezik për Tokën, theksohet në raport.
Ndërsa 380 të tjerë udhëtojnë pranë orbitës së Neptunit, brenda sistemit tonë diellor dhe janë trupa të ngrirë, teksa dy prej tyre kanë orbita ekstremisht të gjera e të zgjatura.
Vëzhgimi i tyre është realizuar në observatorin Vera Rubin që gjendet në Kili, i cili u instalua në vitin 2025, i financuar nga Fondacioni Kombëtar Shkencor i SHBA dhe Departamenti i Energjisë.
Vëzhgimi është i pari që realizohet dhe sipas ekipit shkencor është vetëm maja e ajsbergut në kuadër të projektit Rubin për Sistemin Diellor.
Vera Rubin është një instrument mjaft i fuqishëm dhe ajo çka arriti në më pak se dy muaj, më parë duheshin vite të tëra vëzhgimesh.
