Kolumbi 1024x576

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Medellín, Kolumbi, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të qëllimshëm. Viktima, A.T., 44 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe me dokumente ekuadoriane, u qëllua në vendin ku jetonte, në një sulm të planifikuar.

Autoritetet lokale raportojnë se autori i dyshuar u arrestua menjëherë teksa po tentonte të largohej me motor, duke mbajtur me vete armën e përdorur gjatë krimit. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një grua 77-vjeçare që ndodhej pranë viktimës në momentin e atentatit.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe motivet e ngjarjes, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga ky incident.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights