Një 57-vjeçar u qëllua për vdekje këtë pasdite në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.
Ismet Çekorja ishte objektivi i sulmit me armë zjarri.
Ndaj tij, autori/ët ende të paidentifikuar qëlluan disa herë duke e lënë të plagosur rëndë.
57-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.

Viktima Ismet Cekorja
Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes se 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por shpëtoi pa marre asnjë plagë.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.