900 0 1741780203x65 1 1 545

Gjykata e Posaçme dënoi me 35 vite burg Jemin Sherën.

Ai akuzohej për organizimin e vrasjes së Behar Sofisë, i ekzekutuar më 25 Shkurt të vitit 2021. Shera është në arrati dhe procesi është zhvilluar në mungesë të tij.

SPAK tha se nga hetimet, ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen, ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 Shkurtit të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

127 vite burg ka dhënë Gjykata e Posaçme për 5 të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Behar Sofisë. Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofisë, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite heqje lirie.

Ai u arrestua në Malin e Zi teksa ishte duke punuar.

Policia dyshon se shkak i kësaj vrasje janë bërë prishjet e pazareve të drogës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights