Seanca e kuvendit 17 tetoriii

Krahas momenteve kaotike dhe tensioneve të herëpashershme, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar rendin e ditës.

Rezoluta për KLSH kaloi me 73 pro. Po 73 ishte edhe prezenca në sallën e Kuvendit. I njëjti numër votash shkoi edhe për rezolutën për Shërbimi Veterinar.

Seanca vijoi më pas teksa kryeparlamentarja, Elisa Spiropali njoftoi votimin për zgjedhjen e kryetares së KLGJ-së. Violanda Theodhori zëvendëson në institucionin e drejtësisë Llagamin dhe teksa kaloi automatikisht, pasi ishte rendi i tretë i votimit sipas ligjit.

Theodhori vjen nga Shoqëria Civile dhe me 69 vota pro zgjidhet automatikisht. Po kështu Alfred Ballën te KLP, pasi humbi mandatin për shkak të vendimit të KPA, e zëvendëson Erjon Fejzulla, po me 68 vota pro dhe kalon automatikisht.

Votimi vijoi me zgjedhjen e kreut të AMF, ku kandidati Pajtim Melani mori vetëm 12 pro dhe 58 kundër. Kandidatura e tij rrëzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights