Celibashi 1024x576

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet e ardhura nga Greqia.

Fillimisht ai i kujton vendimin e tij më 11 Maj, që pas pretendimeve të PD-së, i urdhëroi anëtarët e grupeve të numërimit të ndanin më vete në një kuti të re votat e emigrantëve në Greqi.

Celibashi thotë se më 16 Maj nuk janë konstatuar vota të ardhura të parregullta.

“Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark”, njoftoi KQZ, sipas të cilit, në numërim u përfshinë edhe zarfet që nuk ishin shqyrtuar dhe administruar sipas vendimit të Celibashit.

Komisioneri rendit edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila donte shfuqizimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për të mos i veçuar votat e Greqisë.

“Vlerësimi dhe numërimi i dokumentacionit zgjedhor të ardhur nga shteti grek rinisi më datë 17.05.2025”, thuhet të përgjigjen e Celibashit.

Në fund, ai i bën me dije Partisë Demokratike se gjatë gjithë fazave të administrimit të procesit të votimit, që nga ajo e vulosjes së tyre e deri në numërim ka patur të pranishëm vëzhgues në sallë nga ana e tyre.

Ndërkohë selia blu akuzon se procesi i votës së diasporës është manipuluar jo vetëm në Greqi, por edhe në shtete të tjera

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights