Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë me gazetarët, të clëve u është përgjigjur disa pyetjeve që lidhen kryesisht me risinë e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, vota e diasporës.
I pyetur nëse do hasen problematike me prodhimin e tepërt të zarfëve B, Celibashi sqaroi se nuk do të ketë asnjë problematikë pasi çdo shtesi shqiptar që jeton jashtë territorit të Shqipërisë do të ketë vetëm një zarf të vlefshëm, i cili do të skanohet nga sistemi i posaçëm i KQZ-së dhe nuk do lejojë abuzimin e numërimit.
Celibashi shprehet se edhe nëse një zgjedhësi i shkon një zarf I dytë, sistemi nuk ja lejon identifikimin për dy herë, çka e bën të sigurt faktin se vetëm një herë mund të votojë një person.
“Nga kompania që merret me prodhimin e zarfëve B, janë prodhuar për shkak të probLemeve teknike nga an e tyre, një numër më i madh i zarfëve B, por kjo problematike është e tipit kontraktual e nuk ndikon në procezin zgjedhor.
Zarfi B merr vlerë kur skanohet nga KQZ. Nëse një zgjedhës është me më shumë se një zarf B, ngrkohet vetëm një. E sistemi të lajmëron se këtë zarf e ke skanuar. E nëse për një rast sistemi i KQZ nuk do funskionmonte, është sistemi i DHL që nuk të lejon të ngarkosh më shumë se sa një zarf B.
Ajo çfarë duhet të qartësohet është se nuk ka asnjë mundësi, që një zgjedhës t’u shkojë dy zarfa apo dy fletë votimi. Ne kemi në KQZ një sistem dyfishtë të kontrollit. Sistemi i DHL është i trefishtë. Nëse një zarf i shpërndahet një zgjedhësi, e po themi se një zgjedhësi i shkon zarfi i dytë, nuk ja lejon sistemi që kemi.
Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.”, tha Celibashi.
Sakaq, Celibashi sqaroi se fletët e votimit të ardhur nga diaspora nuk do të qëndrojnë në KQZ, porn ë ambientet e Pallatit të Sportit. Ato do të monitohen gjatë gjithë kohës pa ndërprerje nga kamera e sigurisë, në mënyrë që të vota të mbetet e fshehtë e të numërohet në momentin përkatës.
“Fletët e votimit nga sistemi i DHL do vijnë direkt në Pallatin e Sportve, në parkun Olimpik, do administrohen këtu, jo në KQZ. Ketu do bëhet gjithë administrimi të zarfave që do vijnë. Kutitë e votimit qe do administrojnë fletet e votimit nga jashtë do jenë në vëzhgimin e kamerave.“, tha ai.
E ndërsa janë shpërndarë fletët e para të votimit, ato pritet që të mbërrijnë ose pasditen e sotme, ose në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Sakaq, Celibashi shtoi se ky është një proces i vazhdueshëm e se deri në fillim të muajt Maj volumi i zarfave që do mbërrijnë në Shqipëri do jenë me mijëra.
“Sipas komunikimit që kemi, ndoshta sot pasdite ose nga darka vonë do mbërrijnë këto 111 zarfa që janë nisur. Por ky do jetë një proces i vazhdueshëm që me siguri, deri në fund të këtij muaj ose n fillim të muajit Maj, volumi i mbërritjeve të zarfave në KQZ do jenë me mijëra.”, tha Celibashi.