Ursula 1 1024x577

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në hollin e pritjes në Sheshin Skënderbej. Ajo u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për gazetarët Von der Leyen foli për armëpushimin në Ukrainë që nuk u respektua ng Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, edhe pse e kërkoi vet.

Po ashtu Presidentja e Komisionit Europian tha se BE do të vendos saksione ndaj gazit rus, Nord Stream 1 dhe 2.

“Presidenti Putin ofroi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turq. Zelensky ishte gati të takohej, por Putin nuk u duk. Ndaj po punojmë për një paketë tjetër sanksionesh, do të aplikojmë sanksione te Nord Stream 1 dhe 2. Do të ulim çmimin e naftës dhe pastaj do të kemi sanksione të tjera në sektorin financiar. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë“, tha Von der Leyen.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights