if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Uzuni

Myrto Uzuni realizoi golin e parë në kampionatin amerikan. Sulmuesi kuqezi shënoi për Austin në takimim e javës së gjashtë i luajtur në fushën e Sent Luis.

Uzuni ndoqi shumë mirë aksionin dhe me një prekje dërgoi në rrjetë topin në minutën e 33′. Ky gol vendosi edhe sfidën që u fitua me rezultatin 1 – 0 nga Austin.

Skuadra e Myrto Uzunit renditet e dyta në Konferencën e Perëndimit me 12 pikë të grumbulluara deri më tani.

Uzuni shënoi edhe në fitoren e Shqipërisë 3 – 0 ndaj Andorrës para pak ditësh në Tiranë. 29-vjeçari u transferua më merkaton e Janarit si blerja më e kushtueshme e ekipit nga Teksasi, duke firmosur për 3 sezone me opsion rinovimi edhe për një të katërt.

Mbi 12 milionë Dollarë u paguan te Granada për Uzunin. Në kampionatin amerikan aktivizohet aktualisht edhe Xhakomo Vrioni te Montreali.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights