Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kuvendi i kosoves

Përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është shtyrë për ditën e nesërme.

Seanca për vendosjen e institucioneve në vend, do të mbahet pas takimit të krerëve politike të Kosovës. Ky takim do të mbahet ditën e nesërme (28 qershor), ora 16:00, me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”.

Seanca e fundit, e mbajtur ditën e mërkurë, dështoi për shkak të mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.

Gjithë këto përpjekje të dështuara, vijnë për faktin se Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu për pozicionin e kryeparlamentares. Kjo gjë sakaq, nuk aprovohet nga opozita, pasi e cilësojnë Haxhiun figurë përçarëse.

Kështu, Vetëvendosja po tenton që të ndryshojë mënyrën e votimit, nga i hapur në të mbyllur, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë për Haxhiun. Kjo gjë sakaq, po kundërshtohet plotësisht nga opozita.

Partitë opozitare nga ana tjetër, e pse nuk pranojnë figurën Haxhiu si kryeparlamentare, as votimin në mënyrë të fshehtë, nuk propozojnë as anëtarë për Komisionin për procedurën.

Sakaq, Kushtetuesja ka dhënë “ultimatumin” e saj, që brenda 30 ditësh, Kuvendi i Kosovës të konstituohet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights