📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
800 0 1765460022xbraho 1

Në konferencën e sotme më 17 qershor, ku u diskutua për procesin e vettingut, mbajti fjalën edhe kreu i SPAK, Klodian Braho.

Braho u shpreh se vettingu ishte një proces i domosdoshëm, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Ai tha se duhet që standardet e arritura në drejtësi nga ky proces, të mund të mbrohen.

Kreu i SPAK Klodian Braho: Vettingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve tek drejtësia nuk mund të kërkohet pa përgjegjshmëri individuale. Standardet e vettingut reflektohen dhe në punën e përditshme. Gjyqtarët dhe prokurorët tashmë kanë kaluar në filtra të sigurt, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Dua të falënderoj të gjithë ata, që morën pjesë në këtë proces historik.

Për SPAK, vettingu ka pasur një rol të veçantë. Tashmë drejtësia përfaqëson interesin publik me profesionalizëm e me paanshmëri. Institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi tashmë kanë pjekurinë e duhur. Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur.

Në këtë konferencë mbajti fjalën edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani. Metani theksoi se procesi i vettingut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas tij, organet e rivlerësimit kanë kryer një punë të suksesshme duke verifikuar integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe duke larguar nga sistemi ata që nuk përmbushnin standardet e kërkuara. Për këtë arsye, sistemi i drejtësisë konsiderohet sot më i besueshëm dhe më cilësor krahasuar me periudhën para reformës së vitit 2016.

“Anëtarët e organeve të rivlerësimit kanë kryer një punë të jashtëzakonshme duke verifikuar dhe larguar nga sistemi pjesën e pashëndetshme të tij, mbi bazën e standardeve konkrete të vlerësimit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sot sistemi i drejtësisë, edhe për shkak të kësaj pune, është dukshëm më i mirë sesa i periudhës së vitit 2016“, tha ai.

Megjithatë, Metani nënvizoi se përfundimi i vettingut nuk duhet të shihet si fundi i reformës në drejtësi. Përkundrazi, ky moment përfaqëson fillimin e një faze të re, ku institucionet e reja të drejtësisë duhet të marrin përgjegjësinë për të ruajtur dhe garantuar standardet e integritetit, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve.

Tanimë, përfundimi i procesit të vettingut kërkon një vlerësim të kujdesshëm dhe reflektimin mbi të ardhmen, pasi shënon kalimin nga faza e funksionimit të mekanizmit të jashtëzakonshëm të vettingut drejt një etape më të re, ku përgjegjësia për garantimin e integritetit dhe profesionalizmit të magjistratëve u takon plotësisht institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo është arsyeja përse përfundimi i këtij procesi nuk duhet parë si finalizim apo arritje e rezultateve të duhura dhe të suksesshme të rrugëtimit të reformës në drejtësi. Ky moment shënon fillimin e fazës më të rëndësishme të reformës në drejtësi, e cila ka të bëjë me institucionalizimin e standardeve të integritetit dhe përgjegjshmërisë”, tha Metani.

Përpos se nga Braho e Metani, procesi i vettingut u vlerësua edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato dhe zv kryeministrja Albana Koçiu.

Gonzato u shpreh se duhet që të kihet kujdes dhe për asnjë moment, standardet që u arritën mos të “përkulen”. Ndërsa, Koçiu vlerësoi se reforma në drejtësi ishte gur themeli për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights