Zgjedhjet ne Kosove1

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor 2025.

Dje, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa PDK e LDK janë regjistruar si subjekte politike më vete.

“Pas përfundimit të afatit për deklarimin e koalicionit të partive politike, kemi pasqyrën e qartë.

Janë regjistruar në total 23 subjekte politike. Tre janë koalicione, 17 janë parti politike, dy janë iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Vetëvendosje është regjistruar si koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Kjo do të thotë që ka marrë tri parti të vogla rreth vetes, për të garuar në zgjedhje. PDK dhe LDK garojnë si të vetme.

Edhe AAK ka dalë e vetme në zgjedhje.

Edhe NISMA do të dalë e vetme në zgjedhje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen fare pranë Vitit të Ri, më datë 28 dhjetor 2025.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights