📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
E6ddd25a6018f63b3edfff97d5e38874 696x464

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën.

Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas.

Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, kjo është një “ngjarje e dyfishtë” dhe një “katastrofë që pritet të jetë me magnitudë të konsiderueshme”.

“Numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë i lartë dhe dëmet e konsiderueshme”, shkroi instituti.

Një gazetar pa një ndërtesë 22-katëshe të shkatërruar plotësisht në lagjen Altamira.

Jashtë, njerëzit po bërtisnin emrat e të dashurve të tyre dhe disa vullnetarë po ngjiteshin mbi rrënoja.

“Na duhen fenerë”, u lut njëri prej tyre ndërsa binte nata.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello deklaroi se disa ndërtesa ishin shembur në kryeqytet dhe tregoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz.

“Disa struktura janë dëmtuar dhe ne duam të shmangim çdo aksident që lidhet me gazin”, shkroi ai në X.

Ai konfirmoi se kishte të lënduar, por nuk dha një numër të detajuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights