Në orët e para të mëngjesit sot në 4 shtator është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Vorë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
