📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 40 8 1024x632

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes ka folur për mediat, duke u ndalur veçanërisht te protesta, e cila vijon prej katër javësh poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se projekti në Zvërnec është një domosdoshmëri për ekonominë e Shqipërisë dhe një investim me rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit.

Kreu i grupit socialist u shpreh se në Kuvend nuk do ketë mocion me debat për protestën, një kërkesë kjo e bërë nga Partia Demokratike.

Ai theksoi se socialistët nuk e pranojnë dhe as nuk e njohin, që partia e drejtuar nga Sali Berisha të bëhet ndërmjetëse mes socialistëve dhe protestuesve.

Më tej, Balla tha se një pjesë të protestuesve i mirëkupton, por jo ata, që sipas tij janë në shesh dhe mbrojnë interesa të vendeve jo mike me Shqipërinë.

“Kam informuar grupin parlamentar për qëndrimin që do mbajmë. Sa i përket një kërkese për mocion me debat, disa kërkesa nga grupi parlamentar i PD, të lexuar nga protesta, as nuk e njoh, as nuk e pranoj partinë e Saliut si ndërmjetës mes nesh dhe protestuesve. Respektoj ato që dolën në protestë për çështje që lidheshin me norma mjedisore, një investim që do bëhet domosdoshmërisht, e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë elementë, duket qartë që janë interesa që lidheshin me konkurrenca rajonale turistike. Dita ditës, kjo histori po zbardhet. As nuk e pranoj dhe as nuk e njoh partinë e Saliut si interlokutor mes nesh dhe protestuesve.

Peticionin tim personal e dini fare mirë për këtë proces. Respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me shqetësime dhe dëshira për respektimin e normave mjedisore, në lidhje me një investim të domosdoshëm dhe jetik për ekonominë e vendit në Zvërnec.

Ky është një investim që do të bëhet domosdoshmërisht, sepse përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë, pasi vjen një herë në disa dekada.

Brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që, që nga dita e parë, kanë kërkuar ta fryjnë këtë “tullumbace”, e cila pothuajse ka plasur tashmë. Duket qartë se ka interesa që lidhen me konkurrencën rajonale turistike, me interferenca të huaja dhe me vende jo miqësore për Shqipërinë.

Dita-ditës kjo histori po zbardhet. Kjo “tullumbace” po shfryhet dhe tashmë është e dukshme për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai.

Më tej, Balla u pyet nga mediat për Marjana Koçekun, e cila është distancuar nga PS, dhe u shpreh se ajo duhet të dorëzojë mandatin.

“Për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin, s’është person i votuar drejtpërsëdrejti”, tha Balla.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights