Erion veliaj

Gjykata Kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.  Raportohet se relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Sonila Bejtja.

Ky zhvillim vjen pasi këtë të hënë, pasi ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nisi betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke depozituar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se shkarkimi është i paarsyeshëm dhe se nuk ekziston asnjë shkelje e rëndë të provuar që të justifikojë masën ekstreme të largimit nga detyra. Po ashtu ai thekson se vendimi është marrë pa respektuar plotësisht të drejtat dhe procedurat ligjore, duke cenuar në mënyrë të padrejtë funksionimin e institucionit të Bashkisë.
Në ankimin e Veliajt thuhet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të pasi çdo vendim i marrë pa shkelje të provuar, sipas tij bie ndesh me Kushtetutën.

Sjellim ndërmend se Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash një vendim për të shpallur vakancën në postin e kryebashkiakut, çka u kundërshtua menjëherë nga ky i fundit, i cili e çoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimit.

Gjykata Kushtetuese ka një afat maksimal prej 4 muajsh për të marrë një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e shkarkimit, por nëse çështja cilësohet me urgjencë, ajo mund të shqyrtohet edhe më herët. Dhe mesa duket çështja do trajtohet me përparësi, pasi shorti u hodh brenda ditës pas ankimimit të Veliajt.

Ndërkohë, procesi mbetet nën vëmendjen e opinionit publik dhe aktorëve politikë, ndërsa pritet me interes edhe hapi i radhës nga Këshilli i Ministrave, që ka ende në dorë dërgimin e vendimit për vakancën në Presidencë, hap që do çonte më pas në dekretimin e zgjedhjeve të reja lokale nga Presidenti i Republikës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights