Edi rama ursula von der leyen 1024x681
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e tij në këto zgjedhje parlamentare. Përmes një postimi në platformën “X”, von der Leyen shkruan se Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit evropian nën udhëheqjen socialiste. Sakaq, ajo shkruan se mezi pret që të takohet nesër me kryeminstrin në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet ditën e premte. “I dashur @ediramaal, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan ajo.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights