📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
DeWatermark.ai
Personi që po shihni në foton më sipër është 30 vjeçari Kristian Marku, i cili mbeti i vrarë në një atentat mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 në afërsi të fshatit Novoselë, teksa i riu po udhëtonte me automjetin e tij tip ‘Volkswagen’. Ai u qëllua nga një tjetër makinë në lëvizje, duke marrë 3 plumba në trup që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Deri më tani, dyshohet se autorët dogjën makinën disa metra larg vendit të krimit dhe më pas u arratisën me një automjet tjetër. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë tjetër sa i takon atentatorëve. Po kush është Kristian Marku? Viktima rezulton të jetë një person me precedentë penalë. 30-vjeçari ka qenë i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohej si një nga autorët e ngjarjes së 26 Marsit 2023 të ndodhur në Rrëshen ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit. Për ngjarjen, një ditë më pas u arrestua Martin Bardhi si një nga autorët e të shtënave me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit në Rrëshen. Gjithashtu, Policia dyshonte se bashkëpunëtorë në krim ishin djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi, si dhe viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme, Kristian Marku alias Krist Bardhi. Uniformat blu ngritën dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë u bë një konflikt për motive të dobëta për vendparkim. 6 muaj më pas, më 26 Shtator 2023, në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, Martin (Marku) Bardhi u qëllua për vdekje teksa ishte në shoqërinë e 3 personave që mbetën të plagosur.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights