Valter Bami, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan Sino. Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes

 Në kuadër të veprimeve hetimore për atentatin në fshatin Larushk, të Fushë-Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino si dhe u plagosën 2 fëmijët e Gentian Bejtjas, mësohet se RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës. 

Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë u arrestua mbrëmjen e të enjtes Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar, por që ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai ishte në shtëpinë e tij. Mirëpo burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se, ekziston bindja se 37-vjeçari ka qenë autor i ngjarjes dhe ka qëlluar drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjes, objektivit të këtij atentati, pak pas mesnatës së 3 ditëve më parë.

Gjurma vendimtare për nxjerrjen e urdhër arrestit ndaj tij ishte zbulimi i shenjave të barutit në duart e Valter Bamit me mikroskop elektronik. Por akuza ndaj tij për momentin, është ajo e armëmbajtjes pa leje.

Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij, por pasi u morën në pyetje pritet që të lirohen, sepse ndaj tyre nuk janë ngritur akuza. Ndërkohë pas Bamit, Renea dhe FNSH në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, kanë kryer kontrolle të tjera në Nikël dhe Tapizë, të cilat përfunduan me shoqërimin e disa personave.

Në atentatin mafioz ndaj Gentjan Bejtjes, që përfundoi me vdekjen e kunatit dhe plagosjen e djemve të tij të mitur, policia zbuloi 30 gëzhoja, ndërsa 4 plumba u gjetën në trupin e viktimës, Ramazan Sino.

Kjo ishte hera e tretë që Gentjan Bejtja u bë objektiv i një atentati, ku në secilin ka arritur të shpëtojë. I pari ka ndodhur në vitin 2016, kur makinës së tij iu vendos eksploziv, por ai arriti të shpëtonte me disa plagë të lehta, ndërsa i dyti ka qenë në zonën e Niklës në Fushë-Krujë, në vitin 2022.

Vetë Bejtja rezulton person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, i arrestuar për një arsenal armësh në shtëpinë e tij e ndërsa dy herë është shoqëruar në polici për dyshime se mund të ketë gisht në dy atentate, atë ndaj Iliaz Çalit dhe sulmin ndaj shtëpisë së Marklen Hakës, personi që u lirua nga policia.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights