Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Kërkesës së Safet Gjicit për të lënë qelinë e paraburgimit, Apeli i Posaçëm i tha jo.


Në këto kushte Gjici do vijojë të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. SPAK e akuzon ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit për korrupsion pas videoskandalit të publikuar në rrjetet sociale ku, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij me Alma Kaçin.

Edhe ndaj kësaj të fundit, apeli i përfaqësuar nga gjyqtarja Saida Dollani la në fuqi masën e arrestit në shtëpi.

Alma Kaçi u paraqit në gjykatë, me syze dielli dhe kapele dhe kërkoi që masa ndaj saj të zbutet në detyrim paraqitje sepse është e vetmja në familjen e saj që siguron të ardhurat. I pranishwm për tu njohur me vendimin e gjyaktës ishte edhe ish krey i bashkisë, Safet Gjici, i cili apeloi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Akuza e korrupsionit pasiv rëndon pozitën e Safet Gjicit, i cili rrezikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie. kjo cështje ka komplikuar situatën edhe për bashkinë e Kukësit.

Gjici u shkarkua nga qeveria pas publikimit të video-skandalit seksual. Presidneti ende nuk ka dekretuar datën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, por burime jo zyrtare thnë se ato mund të zhvillohen në fundin e shtatorit ose fillimin e tetorit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights