Trump 1 1 1024x576

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur synimin e tij për të ulur tarifat e tij ndaj Kinës, por këmbënguli se afati kohor për çdo lehtësim do të varet nga Pekini.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se mund të shpallte tarifa të reja për partnerët tregtarë të SHBA-së, përfshirë Kinën, gjatë javëve të ardhshme, në varësi të rezultatit të negociatave të administratës së tij me vendet e tjera.

“Epo, kjo varet nga ata. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë grabitur për vite e vite të tëra. Këta njerëz e dinë këtë. Ne jemi rrëmbyer nga çdo vend në botë, praktikisht. Mik dhe armik”, tha Presideti Trump.

Mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se 19 vende deri më tani duan të bëjnë marrëveshje, të cilat ai i cilësoi marrëveshje të drejta dhe jo të rreme. Trump tha se ai shkon “shumë mirë” me presidentin kinez Xi Jinping dhe ai shpresonte të shihte palët të arrinin një marrëveshje dhe pranoi publikisht se tarifa e tij prej 145 për qind ndaj Kinës ishte “shumë e lartë”, por do të “ulej ndjeshëm” në një moment të caktuar.

“Por ne shkojmë mirë. Unë shkoj shumë mirë me Presidentin Xi Jinping dhe shpresoj se mund të bëjmë një marrëveshje, përndryshe ne do të vendosim një çmim dhe shpresojmë se ata do të vijnë këtu dhe do të kontribuojnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, kjo është në rregull. Tarifën 145% nuk e kam ulur por është tarifë e lartë”, tha Presidenti Trump.

Wall Street Journal raportoi se administrata Trump po konsideronte uljen e tarifave për mallrat kineze me 50-60 për qind në një përpjekje për të ulur tensionet. Raporti, i cili citon njerëz të njohur me këtë çështje, tha se Trump po shqyrtonte një sërë opsionesh për lehtësimin e tarifave, por do të priste që Pekini të ulte tarifat e tij prej 125 për mallrat amerikane në këmbim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights