Mbledhja e keshillit te sigurimit e1744193731461 1024x561

Administrata e re amerikane ka bërë lëvizjen e parë publike në raport me Ballkanin Perëndimor duke kërkuar largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara UMNIK.

Kërkesa u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit nga i ngarkuari me punë në këtë organizatë John Kelley dhe u mbështet edhe nga ministrja e Jashtme Donika Gervalla.

“Ka ardhur koha për të tërhequr UNMIK-un nga Kosova. Ne kërkojmë mbylljen graduale të këtij misioni.  Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtare.

UNMIK-u është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81 për qind të buxhetit të tij që shkon për pagat e personelit edhe pse misioni ka tejkaluar prej kohësh mandatin e tij”, është shprehur John Kelley.

Ndërkohë gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza të ndërsjellta. Serbia nëpërmjet kryediplomatit Djuriç e akuzoi Kosovën se situata e serbëve atje po përkeqësohet. Kryediplomatja Gervalla tha se Beogradi synon destabilizimin e situatës.

Ndërkaq, ambasadori rus e shfrytëzoi këtë takim për të denoncuar memorandumin e nënshkruar mes ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nga ambasadoret e shteteve perëndimore u konsiderua thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights