if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Trump 2 1024x436

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë projektligjin e tij historik për disa nga politikat e tij, pasi u miratua me një diferencë të ngushtë nga Kongresi.

Me firmën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, hyjnë në fuqi pika kyçe të axhendës së tij, duke përfshirë uljen e taksave, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe goditjen ndaj imigracionit.

Jo pa qëllim, zgjodhi ta nënshkruante projektligjin gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë për festën e Ditës së Pavarësisë, e cila u shoqërua me një fluturim të bombarduesve dhe avionëve luftarakë, si ata që morën pjesë në sulmet e fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Trump u tha mbështetësve të tij se kjo do të nxisë rritjen ekonomike, por tani ai duhet të bindë amerikanët skeptikë.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është projektligji më i madh i këtij lloji në histori. Nuk kemi pasur kurrë diçka të tillë më parë. Do të kemi uljen më të madhe të taksave, uljen më të madhe të shpenzimeve, investimin më të madh në sigurinë kufitare në historinë amerikane,” tha Trump.

Projektligji, i cili u miratua me 218 vota pro dhe 214 kundër, pas një debati në Dhomën e Përfaqësuesve, do të financojë masat e rrepta të Trump kundër imigracionit, do t’i bëjë të përhershme uljet e taksave, shkurtime të mëdha në shpenzimet e Medicaid, skema e kujdesit shëndetësor e ofruar nga shteti për ata me të ardhura të ulëta dhe personat me aftësi të kufizuara, do të krijojë lehtësime të reja tatimore, një rritje të buxhetit prej 150 miliardë dollarësh për mbrojtjen, 100 miliardë dollarë për Imigracionin dhe Doganat, etj.

Miratimi i projektligjit përbën një fitore të madhe për Trump dhe aleatët e tij republikanë, të cilët kanë hedhur poshtë analizat që parashikojnë se do t’i shtojë më shumë se 3 trilionë dollarë borxhit të vendit prej 36.2 trilionë dollarësh.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights