Time kadriaj 1024x481

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me kërcënimin me bombë që i është bërë Kuvendit sot, më 5 korrik 2025, teksa do të mblidhej për seancën parlamentare.

E pyetur se sa e beson vërtetësinë e këtij kërcënimi, Kadriaj shpehet mosbesuese, teksa shton se “një njeri normal nuk sulmon institucionin e Kuvendit të Kosovës”.

“Nuk e besoj. Ndoshta është ndonjë telefonatë e qëllimshme që të largojë deputetët prej Parlamentit. Nuk e besoj që një njeri normal… një njeri normal nuk sulmon institucionin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Ligjvënësja shton se çështja i përket drejtësisë për t’u zbardhur, qoftë burimi i kërcënimit, edhe autori i saj.

“Ne po e respektojmë këtë vendim. Tani është në dorën e drejtësisë, është në dorën e policisë për të zbuluar rastin, për të zbuluar edhe nga ka ardhur ai informacion, ajo telefonatë, sepse nëse angazhohen do të gjejnë edhe kush e ka lançuar këtë informatë. Por besoj se është i rremë”, tha ajo.

Kadriaj sqaron se ajo, së bashku me kolegët e saj ndodheshin në zyrën e grupit parlamentar, duke u përgatitur për seancën plenare. Shkakun e evakuuimit nga institucioni, Kadriaj shprehet se e mësoi prej mediave për rrezikun e bombës. Ajo shton se nuk ka pasur asnjë informacion për çështjen nga stafi i Kuvendi.

“Në këto momente duhej të kishte filluar seanca. Ne ishim në zyrën e grupit parlamentar duke u përgatitur që të shkonim tek seanca plenare. Ç’të them tashmë? E pamë rastësisht në media që po qarkullon që ka sulm. Ne nuk kemi pasur asnjë informatë, as prej stafit të Kuvendit, as asgjë“, tha ajo.

Kërcënimi me bombë vjen teksa sot do të mbahej përpjekja e 42-të e konstituimit të Kuvendit, gjë që pasoi në evakuuimin e të gjithë personave që ndodheshin brenda Parlamentit.

Nuk dihet nëse ky kërcënim lidhet me seancat e dështuara të Kuvendit për ngritjen e institucioneve përkatëse në vend, që pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Sakaq, përpjekja e 42-të e Kuvendit do të mbahet mbrëmjen e sotme,në orën 20:00

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights