📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Skynews trump zelenskyy

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të zbulojë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në bisedimet me Iranin, por ka lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të madh ushtarak.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se çfarë do të ndodhë pas raundit të fundit të negociatave me Teheranin, të cilin më herët e kishte cilësuar si “shansin e fundit” të Iranit për të shmangur një veprim të mundshëm ushtarak.

“Do ta merrni vesh”, u përgjigj Trump.

I pyetur nëse një “përshkallëzim masiv” ndaj Iranit vazhdon të jetë një opsion, presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e kanë kapacitetin për ta ndërmarrë një veprim të tillë nëse ai vendos ta bëjë.

“Ne e kemi atë mundësi nëse duam ta bëjmë”, tha Trump, duke shtuar: “Po, do ta merrni vesh”.

Trump nuk dha detaje se çfarë lloj veprimi ushtarak mund të ndërmerret dhe nuk konfirmoi nëse ndonjë operacion i ri është autorizuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights