Mëngjesin e ditës së sotme një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokali në Tiranë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në rrugë “Prokop Mima” dhe lokali ishte në pronësi të një gruaje.
Si pasojë e shpërthimt janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar. Pronarët e lokalit nuk e kanë raportuar menjëherë në polici kur e kanë konstatuar. Ata kanë mohuar që të kenë probleme me persona të tjerë dhe nuk dinë se kush mund të jetë autori. Ndërkohë në pikën ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie.
https://www.facebook.com/blueledED/