Ka ndërruar jetë në paraburgimin e Vlorës, i arrestuari E. Sh., 32 vjeç. Ai është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit në komisariatin e Vlorës i arrestuar më 29 gusht për veprën penale vjedhja.
32-vjeçari është dërguar në spital për mjekim, por në orën 10:05 u konfirmua se i riu kishte ndërruar jetë.
Paraprakisht, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Hetimet po vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit apo përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
“Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”, njoftoi policia.
