if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Tom doshi 1

Kryetari i PSD-së Tom Doshi ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur. Këtë të mërkurë, më 23 korrik, partia e drejtuar nga Doshi ka bërë kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura.

“Për kandidatët fitues të listës së PSD-së, lidhur me këtë subjekt zgjedhor është depozituar kërkesa, me objekt dorëheqjen e të gjithë kandidatëve të listës së fiksuar.

Për sa më lart në këtë relacion, KQZ-së i propozohet shpërndarja e mandatëve dhe përcaktimi i kandidatëve fitues në qarkun Tiranë nga lista e hapur.”- u tha në mbledhjen e sotme të KQZ-së drejtuar nga Ilirjan Celibashi. Anëtarët e KQZ-së u tërhoqën për të bërë një pushim, para se të marrin një vendim.

Kështu, me kërkesë të PSD-së, mandatin e Tom Doshit në Tiranë, do ta marrë kandidati më i votuar i listës së hapur nga kjo forcë politike, Tedi Mula, nipi i Avni dhe Inva Mulës. Gjithmonë nëse KQZ e konfirmon kërkesën e tij. Mula mori 2 mijë e 500 vota në zgjedhjet e 11 Majit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights