📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Georgios valerianos

Tirana vazhdon me përforcimet në merkato. Klubi bardheblu ka gjetur pasuesin Florian Përgjonit, i cili nuk rinovoi dhe kaloi te skuadra e Teutës.

Për krahun e majtë të mbrojtjes, kryeqytetasit kanë firmosur me një lojtar grek. Bëhet fjalë për Georgios Valerianos.

33-vjeçari ka dalë nga të rinjtë e Olympiacos, ndërsa ka luajtur për disa ekipe në vendlindje, por edhe në Qipro.

Për Valerianos kjo do të jetë aventura e parë në Shqipëri dhe shpreson të lërë shenjë.

Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu! KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!

Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë.

Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet! Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re”, thuhet në njoftimin e klubit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights