640 0 vjedhje 721

Një i ri në kryeqytet, është arrestuar pasi ka kryer vjedhje në një market.

Në pranga ra shtetasi E.P., 32 vjeç, i cili sipas njoftimit të policisë, ka hyrë në market duke thyer xhamin orët e para të mëngjesit, për të marrë paratë që ndodheshin tek arka. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës.

Nga kamerat e sigurisë së marketit, është identifikuar autori, i cili dhe u arrestua më pas nga uniformat blu. Në banesën e 32-vjeçarit, u gjetën paratë e vjedhura, veshjet e përdorura prej tij, si dhe sendi i fortë me të cilin theu xhamin.

I riu ka precedent të mëparshëm penal, po për vjedhje.

“Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari.

I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit.

Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights