📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aaa sd
Një 31-vjeçar, N.H i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person tjetër në Kavajë është vënë në pranga. Pas një konflikt që autori kishte pasur me 38-vjeçarin I R, ai kishte tentuar ta vriste këtë të fundit me armë zjarri, por u lokalizua dhe arrestua në flagrancë nga policia. Kavajë Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri. Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak. Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi E. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R. dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit. Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi I. R., për “Dëmtime të tjera me dashje”, sepse ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights