📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Untitled 9

Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Çështja Veliaj ka rikthyer debatet për procedurat e transferimit, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale, duke nxjerrë në pah tensionet e raportuara mes grupeve brenda Partisë Socialiste.

Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar se PS-ja ka kërkuar si subjekt politik dorëheqjen e Toni Gogut, por Veliaj duket se po shton mbështetjen brenda grupit të PS.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights