Pa humbur kohë, ditën e djeshme ekipi ligjor i Ervin Salianjit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit heqje lire për kallëzim të rremë.
Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu, mësohet se të hënën pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD ka ngritur akuza në drejtim për 5 vepra penale në drejtim të Xhafajt dhe hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.