Spak 4 1024x576
Gjykata e Posaçme ka zhvilluar këtë të enjtë seancën gjyqësore për dosjen Metamorfoza, ku të pandehur janë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar criminal. Bëhet me dije se 5 prej të pandehurve kërkuan ndarjen e dosjes, por SPAK doli kundër duke thënë se mund dëmtohet shqyrtimi i çështjes. Ndërkohë mësohet se trupa gjyqësore, Etleva Deda, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat për ndarje të çështjes dhe për përcaktimin e formës së gjykimit, duke shtyrë seancën për datën 23 prill 2025 në orën 08:30. Çfarë ndodhi gjatë seancës? Gazetari bën me dije se avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, Arben Nela ka këkuar ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”. “Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”. Ndësa Gentian Rumano, përfaqësuesi ligjor i Ardit Hasanbegaj, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe veçemin e çështjes nga dosja “Metamorfoza”.  “Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërkuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në fazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”. Po ashtu gazetari thotë se edhe avokati i Astmer Bilalit dhe avokati i Oltion Bisitrit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. “S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëri të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit. Ndërsa Behar Bajroviq nëpërmjet avokatit të tij, Eton Hyseni ka kërkuar vetëm gjykim të shkurtuar: “Kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”. Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar, kërkojnë gjykim të zakonshëm. “Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimin tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”, është shprehur avokati i Pëllumb Gjokës. Gurali Brahimllari: “Ne pritëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmeri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave.“ SPAK kundër ndarjes së dosjes. Arben Kraja, prokuror: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Për ndarjen e çështjes jemi kundur sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes.”
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights