Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se, një denoncimi i një qytetari për mospagesë të pagave dhe sigurimeve shoqërore, si dhe për keqtrajtim në vendin e punës, ka çuar në kontrollin e një subjekti që ushtron aktivitet në fushën e hotelerisë dhe bar-restorantit në Golem.
Nga verifikimi në terren, i kryer nga task-forca e terrenit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës, u konstatuan raste të moslëshimit të faturës tatimore, si dhe punonjës të padeklaruar.
Administrata Tatimore bën të ditur se vijon kontrollet e orientuara nga risku, duke trajtuar me prioritet informacionet e denoncuara nga qytetarët, me qëllim zbatimin e legjislacionit dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.
Tatimet njoftojnë se përmes aplikacionit “Denonco Evazionin”, qytetarët mund të raportojnë raste të dyshuara të informalitetit dhe evazionit fiskal, si dhe problematika që lidhen me mospagimin e sigurimeve shoqërore dhe abuzimet në vendin e punës.
