Task-Forca Ndërinstitucionale pranë Prefekturës së Durrësit ka nisur një aksion në vijën bregdetare të Durrësit sot.
Në fokus të kontrolleve të tyre janë siguria dhe respektimi i masave të vendosura gjatë sezonit turistik.
Task-Forca Ndërinstitucionale asiston Komitetin për Menaxhimin e Sezonit Turistik dhe është përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin në afat të masave përgatitore të përcaktuara në planin e masave për këtë vit.
Ajo u ngrit me qëllimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik duke menaxhuar fluksin e lartë të turistëve dhe shërbimet në këtë periudhë.
Kujtojmë se në Durrës rreth dy javë më parë humbi jetën një turist nga Anglia në një aksident me Jet Ski. Ndërkohë gjatë kësaj jave në Shkëmbin e Kavajës u plagos një turist belg, i cili kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në det.
Për këto raste ka patur edhe të arrestuar.
Ndërkohë, Gripshi ftoi qytetarët dhe sipërmarrësit që të respektojnë kufizimet e plazhit me bova.
“Do duhet t’i respektojnë këto situata që të mos gjendemi në këtë situata”, tha ai.
Më tej shtoi se, “Kush shkel ligjin, kush uzurpon hapësirat publike, ne do jemi këtu tre muajt e verës dhe të gjithë do kenë ndëshkimin konform ligjit”.
Kontrolle të rrepta për zbatimin e rregullave ka paralajmëruar edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ajo kërkoi nga policia që të ndëshkojë këdo që i shkel ato.