Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se në zonën e Liqenit Artificial ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve.
“Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër”, njoftoi bashkia.
“Ju rekomandojmë: të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara. Të mbani qentë të lidhur me lashë. Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së kryeqytetit.