Bb1bb401 b539 4290 adaf dbaeb603cbe2

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa të reja për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA është një “goditje e madhe për ekonominë botërore”, ka deklaruar shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Komentet e saj i bëjnë jehonë atyre të një numri vendesh të tjera, duke përfshirë Kinën, e cila ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj masës dhe ka paralajmëruar se do të marrë “kundërmasa të vendosura” kundër SHBA.

“Le të jemi të qartë për pasojat e mëdha. Ekonomia globale do të vuajë masivisht. Tarifat do të dëmtojnë gjithashtu konsumatorët në mbarë botën. Do të ndihet menjëherë. Miliona qytetarë do të përballen me fatura më të larta ushqimore. Mjekimi do të kushtojë më shumë si dhe transporti. Inflacioni do të rritet. Dhe kjo po dëmton veçanërisht qytetarët më të cenueshëm”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen pranoi se vendet kanë përfituar në mënyrë të padrejtë por zgjidhja e duhur do të ishte një marrëveshje e negociuar.

“Unë pajtohem me Presidentin Trump se të tjerët po përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe jam e gatshme të mbështes çdo përpjekje për ta bërë sistemin global të tregtimit të përshtatshëm për realitetet e ekonomisë globale. Por gjithashtu dua të jem e qartë, se duke arritur tek tarifat si mjeti juaj i parë dhe i fundit kjo nuk do ta rregullojë atë”, tha Von der Leyen.

Tarifat reciproke gjithëpërfshirëse hakmarrëse u shpallën për çdo vend në botë. Ai tha se do të vendose një tarifë universale prej 10 përqind për të gjitha importet në SHBA nga 5 Prilli dhe tarifa të ndryshme sipas specifikave për secilin vend. Për të gjitha mallrat e Bashkimit Europian do të zbatohet një tarifë 20% ndërsa për ato nga Britania e Madhe 10%. Rreth 60 vende do të goditen gjithashtu me tarifa më të larta nga 9 Prilli. Ndërsa 25% do të jenë tarifat për çdo automjet të prodhuar jashtë Amerikës.  Nuk bëjnë përjashtim as mallrat e importuar nga Kosova dhe Shqipëria të cilat kanë një tarifë 10%, Serbia, Bosnia e Hercegovina  dhe Maqedonia e Veriut.

Trump tha se masat ishin shpagim për politikat e padrejta tregtare, duke shtuar se ai kishte qenë “shumë i sjellshëm” në vendimet e tij. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni një aleate e Trump, tha se vendimi ishte “i gabuar”, por se ajo do të punonte drejt një marrëveshjeje me SHBA-në për të “parandaluar një luftë tregtare”. Homologu i saj spanjoll Pedro Sánchez tha se Spanja “do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj një bote të hapur”, ndërsa në Irlandë, drejtuesi i Taoise Micheál Martin tha se vendimi i Trump ishte “thellësisht për keqardhje” dhe askush nuk përfiton.

Ministria e Tregtisë e Kinës i kërkoi SHBA-së të “anulojë menjëherë” tarifat, duke shtuar se Pekini “do të marrë me vendosmëri kundërmasa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta”. Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Han Duck-soo tha se lufta tregtare globale “është bërë realitet” dhe qeveria e tij do të shikojë mënyra për të “kapërcyer krizën tregtare” pasi vendi i Azisë Lindore u godit me një tarifë prej 25%.

Japonia deklaroi se tarifat  e saj prej 24% janë “jashtëzakonisht për të ardhur keq” dhe mund të shkelte marrëveshjet SHBA-Japoni. Zyrtarët në Izrael, të cilët kishin hequr të gjitha tarifat për importet amerikane përpara njoftimit, u shprehën të shokuar nga vendimi mbi tarifën e tij prej 17%, sipas mediave lokale.

Në Amerikën Latine, ekonomia e saj më e madhe, Brazili, miratoi një ligj në Kongres të mërkurën “Ligjin e Reciprocitetit Ekonomik”  për të kundërshtuar tarifën 10% të vendosur nga Trump. Nga ana tjetër pavarësisht se Kanadaja do të ndikohet ende nga tarifat, tarifat 25% për automobilat duke filluar nga mesnata e së enjtes do të “preknin drejtpërdrejt miliona kanadezë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights