Shpërthime të forta janë dëgjuar gjatë natës në rajonin perëndimor të Ukrainës, në kufi me Poloninë, ku një raketë goditi një pallat, e për pasojë humbën jetën 3 persona. Ndërsa 30 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Rusi, në Dagestanit në Kaukaz.
Banorët e rajonit perëndimor të Ukrainës kanë dëgjuar shpërthime të forta gjatë, pasi raketat ruse goditën një pallat në Lviv.Alarmi u dha pak pas orës 3 të mëngjesit, ku disa orë më vonë u raportua se raketat po ndryshonin vazhdimisht drejtim, duke rrezikuar të gjitha rajonet perëndimore.
Ndonëse nuk dihet ende nëse ndërtesa ka qenë objrektiv i sulmit, guvernatori i rajonit, Maxim Kozitsky, ka njoftuar se nga shpërthimet kanë vdekur 3 persona.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy thotë se zjarri ka mbuluar katet e sipërme të një ndërtese.
“Ne po evakuojmë njerëzit,” tha ai.
Po ashtu, një ndërmarrje industriale u godit në Lutsk, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për viktima.
Ndërsa shpërthim të fuqishme u dëgjuan edhe në Rusi, ku një pikë karburanti në Dagestanit shpërthu, në rrethana ende të paqarta duke shkaktuar 27 viktima dhe 75 të plagosur.
“Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS. Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin në pikën e karburantit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights