📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 24 të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, kanë sulmuar godinën e burgut me armë zjarri.

Sulmi ndaj burgut shtetëror Chihuahua ndodhi pak pas orës 07:00 ( me orën lokale).

Grupi i armatosur mbërriti në ambientet e jashtme të burgut me automjete të blinduara, ndërsa fillimisht hapën zjarr ndaj rojeve të burgut.

BBC raporton se si pasojë e sulmit të armatosur, dhjetë persona u vranë, përfshirë katër të burgosur, ndërkohë 13 të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut.

Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale për arrestimin e autorëve.

Qyteti i Chihuahua ka përjetuar vite të tëra përplasjesh të dhunshme midis karteleve rivale të drogës Sinaloa dhe Juarez, duke vrarë mijëra njerëz në dekadën e fundit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights