📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Edison Memolla 1536x922

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Prokurori Edvin Kondili ka kërkuar dënimin e Memollës me 1 vit burg për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Përveç dënimit me burg, SPAK ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Seanca e ardhshme, ku pritet mbrojtja nga pala e të akuzuarit dhe shpallja e vendimit përfundimtar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është caktuar më 10 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights