📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1736171961xmmmmmmmmpng

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se do të merret nesër në pyetje nga SPAK. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka reaguar me tone ironie teksa e cilëson SPAK, një organizatë kriminale.

Meta shprehet se do të paraqitet pa dyshim, ndërsa theksoi se më pas do jetë i hapur për çdo pyetje nga mediat.

SPAK do të marrë në pyetje nesër kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024.

Postimi i Metës:

Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights