📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 10 102311 696x452

Prokuroria e Beratit kërkoi masa sigurimi “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 11 persona, nën hetim për veprën penale “ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Prokuroria njoftoi se nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit rezultoi se në gjashtë subjektet tregtare të hetuara, nga administratorët dhe punonjësit e tyre, është ushtruar aktivitet këmbimi valutor pa lejen e organeve kompetente.

“Hetimet proaktive gjashtë mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Berat u shtrinë në pesë bashki në të gjithë qarkun dhe arritën të provojnë aktivitetin e paligjshëm të shtetasve S.T., H.S., M.M., S.H., S.C., A.H., A.S., O.V. Z.M., E.T. dhe K.P”, njoftoi prokuroria.

Sipas prokurorisë, “këta shtetas kishin biznese të regjistruara me fushë veprimtarie “Agjent për kryerjen e veprimtarisë financiare për transfertat e parave në emër dhe për llogari të një subjekti financiar, jo bankë. Më konkretisht, shërbimet Unionnet dhe Western Union, me vendndodhje në Berat e Kuçovë rezultuan se nuk ishin në listën e zyrave të këmbimit valutor të licencuara duke funksionuar pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë”.

Prokuroria bëri me dije se në bazë të autorizimit të dhënë nga ana e organit të akuzës për lejimin e kryerjes së veprimeve stimuluese dhe kryerjen e regjistrimit të fshehtë fotografik, filmik ose me video, u kryen 28 veprime këmbimi të vlerave monetare në subjektet e dyshuara, duke vërtetuar se ushtrojnë këtë veprimtari pa licencë.

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij procedimi, u gjetën dhe sekuestruan 88 milionë lekë; 118 mijë euro; 7390 dollarë; dhe 665 paund.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights