Capture 15 1024x707

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga zona e “21 Dhjetorit”, në Tiranë, ku bizneset kanë zënë hapësirat publike.

Një situatë klasike e “tokë e xanun” e cilëson Rama, teksa paralajmëron se kushdo që nuk tërhiqet nga hapësira publike, do të përballet me gjobë, apo dhe me ndjekje penale të shkatërrimit të pronës publike.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Kjo nuk është hera e parë që Rama i vërsulet “hajdutëve të hapësirave publike”. Në mbledhjen me socialistët më 4 korrik, kryeministri u ka bërë të qartë se situata në terren me zaptimet e sipërfaqeve publike për aktivitete të ndryshme si parkingje apo lokale është bërë e papranueshme për qytetarët, por dhe problematika që lidhen me trafikun apo pastrimin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights